Odise Roshi ka shënuar gol për skuadrën Keciorengucu të shtunën gjatë ditës dhe e ka fituar përballjen me sulmuesin e Shqipërisë, Rey Manaj.
Ndeshjen e xhiros së 29-të të kategorisë së dytë të futbollit të Turqisë, skuadra e Roshit e fitoi 1:0.
34-vjeçari Roshi që u pensionua pas 70 paraqitjeve e 5 golave me “kuqezinjtë”, realizoi në minutën e 35-të.
Roshi dhe Manaj e kompletuan ndeshjen.
Luajtën edhe Valon Ethemi, Eduard Rroca.



























