Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë.

Gravina ka paraqitur dorëheqjen e tij në një takim urgjent të këshillit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit pas humbjes së Italisë në finale të plejofit të Kupës së Botës kundër Bosnjë-Hercegovinës të martën në mbrëmje.

Në krye të Federatës së Futbollit të Italisë, Gravina ishte nga tetori i vitit 2018.