Austin FC pësoi humbjen e parë në shtëpi këtë sezon, pasi u mposht 2-1 nga LA Galaxy të shtunën, në një ndeshje ku Myrto Uzuni shënoi golin që riktheu shpresat për vendasit në minutat e fundit.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 34-t, kur mbrojtësi Maya Yoshida realizoi pas një asistimi nga Marco Reus, duke i dhënë avantazhin Galaxy-t që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, LA Galaxy goditi sërish në minutën e 78-të me Erik Thommy, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e klubit dhe dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

 

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje të qetë për ekipin nga Los Angelesi, në skenë doli Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 85-të, duke ngushtuar rezultatin në 2-1 dhe duke i dhënë emocion ndeshjes deri në fund.

Megjithatë, Austin FC nuk arriti të gjejë golin e barazimit, ndërsa LA Galaxy festoi fitoren e parë si mysafir këtë sezon.

Goli i Uzunit mbeti momenti më pozitiv për Austin FC, edhe pse nuk mjaftoi për të shmangur humbjen që i dha fund ecurisë perfekte të ekipit në shtëpi.