Ankesa e Barcelonës lidhur me lojën me dorë në ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit, është hedhur poshtë nga UEFA të martën.

UEFA e ka shpallur ankesën e Barçës të papranueshme.

Te Barcelona kanë pretenduar se u është mohuar penallti në minutën e 54-t të çerekfinales së parë të Championsit me Atleticon.

Portieri i Atleticos, Juan Musso, dukej se rifilloi lojën me goditje nga zona e tij. Ndërkohë mbrojtësi Marc Pubill e kapi topin me duar brenda zonës dhe bëri tjetër rinisje. Por nuk patin vendim nga gjyqtari dhe as nga VAR-i. Dhe loja vazhdoi.

Ndeshja e kthimit zhvillohet sonte prej orës 21:00 në “Metropolitano”.

Atletico ka epërsi prej dy golash.