Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim të madh për brazilianin, Eduardo Conceiçao, i cili luan për Palmeirasin.

Talenti aktualisht luan për ekipin e vendit të lindjes. Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm.  Klubi i tij raportohet se e vlerëson 100 milionë euro sulmuesin e krahut.

Sipas ESPN, PSG-ja ka kontaktuar përfaqësuesit e talentit.  Krahas PSG-së interesim kanë shprehur edhe klubet elitare të Anglisë,

Manchster City, që ka ofruar 40 milionë euro dhe Chelsea.  Interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Ai aktualisht është i grumbulluar me ekipin U17 të Brazilit në një turne në Paraguai. Ai po impresionon me paraqitjet e tij në turneun në Paraguai.