Në ndeshjen e së shtunës Juventus – Bologna, një tifoz i “Zonjës së Vjetër” është parë me një baner me logon ‘bardhë e zi’, por me emrin “Piemonte Calcio”, me të cilin ky klub identifikohet në një nga video-lojërat më të famshme në botë.
Gjiganti italian ka marrëveshje për të drejtën e përdorimit të emrit vetëm me kompaninë Konami (PES20) dhe vetëm kjo video-lojë mund ta përdor emrin Juventus. Ndërsa në EA Sports (FIFA20) ky klub mban emrin Piemonte Calcio.