Lionel Messi ka folur rreth teknologjisë që është më e përfolura në botën e futbollit, VAR.
Ylli argjentinas ka thënë se i pëlqen VAR-i kur përdoret mirë dhe nuk lëshohen gabime.
“Më pëlqen VAR, por duhet ende kohë që të përdoret mirë. Nuk më pëlqen vetëm për faktin që kur duhet të heqë dyshimet, prapë përcaktohet nga zgjedhjet e gjyqtarit kryesor apo aty në dhomën e VAR-it dhe nuk mbështetet shumë në atë cfarë vërtet ndodh në fushë”, ka thënë Messi.





























