Ishte 23 nëntori i vitit 1991, kur ish-ylli i NBA, Michael Jordan, bënte kosh me sy mbyllur, në ndeshjen mes Chicago Bulls dhe Denver Nuggets.
Pasi gjuan gjuajtjen e parë të lirë, Jordan kthehet nga kundërshtari i tij, qendra e Nuggets, Dikembe Mutombo.
Bëhet gati, i mbyllë sytë dhe i thotë: “Hej Mutombo, kjo është për ty”.
Dhe normalisht shënon. Ndeshja kishte përfunduar 107-100 për Chicago Bulls./VAR Kosova/