Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka folur për përballjen e muajit mars me Kosovën, në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për në Euro 2020.
Ai ka thënë se nuk patën fat që finalja të zhvillohej në Shkup, por shpreson të kenë fat në ndeshjen kundër Kosovës.
Angelovski ka shtuar se futbollistët e tij duhet të përgatiten maksimalisht për ta mposhtur Kosovën, në rast se dëshirojnë të luajnë në finalen që pritet të zhvillohet në Bjellorusi ose Gjeorgji.
“Shorti nuk ishte në anën tonë, finalja do të zhvillohet në Gjeorgji ose Bjellorusi. Por, para se të shkojmë atje, ne duhet të mendojmë për ndeshjen tonë të parë. Gjëja më e rëndësishme për ne është që të jemi maksimalisht të përgatitur për përballjen me Kosovën. Dhe, sa i përket finales, ka më pak rëndësi ku zhvillohet ndeshja sepse të dyja skuadrat do të jenë shumë të motivuara. Pasi nuk patëm fat në short, pres të jemi me më shumë fat në ndeshje”, ka thënë Angelovski.




























