Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Reagimeve të shumta u janë bashkuar edhe futbollistët shqiptarë.

Ish-kapiteni Lorik Cana ka shkruar në Instagram “Zoti qoftë me ne”.

Edhe futbollistët e Kosovës kanë dërguar mesazhe të shumta në përkrahje të Shqipërisë, në këto momente të rënda.

Amir Rrahmani, Milot Rashica, Valon Berisha, janë në mesin e shumë futbollistëve që kanë përdorur rrjete sociale për të reaguar ndaj tragjedisë.