Futbollisti anglez, Owen Haregreaves ka zbuluar arsyen e numrit 23 në fanelën e tij.
Ish-lojtari i Manchester United dhe Bayern Munich, ka treguar se inspirim i tij ishte basketbollisti amerikan Michael Jordan.
“MIichael Jordan ka qenë arsyeja pse e mora numrin 23 te Bayerni. Gjatë kohës sa kam jetuar në Kanada, më ka pëlqyer basketbolli. Jordan ishte idolli im. Të gjithë në Amerikën Veriore, dëshirojnë të bëhen Michael Jordan”, tha Hargreaves.
Numër 23 në fanelë kishte edhe David Beckham dhe amerikani Dempsey. Këtë numër e ka edhe Xherdan Shaqiri.
