Mesfushori i Liverpool, Xherdan Shaqiri sot është kthyer në stërvitje, pas qëndrimit jashtë fushave për afro dy muaj për shkak të një lëndimi në muskul.
“Jam i lumtur që u ktheva në fushë me djemtë”, ka shkruar Shaqiri. Gjilanasi 28 vjeçar është paraqitur në vetëm katër ndeshje – të gjitha si zëvendësues – për ‘The Reds’ këtë sezon, duke luajtur vetëm 25 minuta në total.




























