Zlatan Ibrahimovic po e konsideron seriozisht të pranojë ofertën e AC Milan dhe të sigurojë një rikthim romantik në klub.
Kuqezinjtë kanë ndërmend të sjellin suedezin përsëri në janar duke pasur parasysh mungesën e golave dhe lidershipit brenda skuadrës.
Gazetari Gianluca Di Marzio raporton se Ibrahimoviç nuk është i impresionuar me ofertën fillerstare të Milanit, prandaj po merr kohë për të marrë një vendim.
Ndërsa sipas Rai Sport, 38-vjeçari po e mendon seriozisht një rikthim në Milano.
