Eden Hazard ka pranuar se ai ka shpresë se Kylian Mbappe do të bashkohet me të në Real Madrid brenda dy viteve të ardhshme.

Los Blancos janë ‘adhuruesit’ e njohur të sulmuesit, i cilit sot (e martë) do ta vizitojë Santiago Bernabeun me Paris Saint-Germain.

“Nëse do të mund ta sillja Mbappen, ai do të jetë më i miri në botë brenda viteve të ardhshme” tha Hazard.

Hazard kaloi në Real Madrid gjatë verës dhe shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos në ekip.