Manchester City ka mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard, Chelsea.
Me golat e Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez, Guardiola mban shpresat gjallë që ta mbrojë titullin.
Golin e vetëm për “Blutë” e shënoi francezi, Ngolo Kante, gol ky që ia dha epërsinë londinezëve.
Por ky rezultat, mund të jetë ngushëllim për Lampard, nëse merret parasysh se çfarë i kishte ndodhur herën e fundit Chelsea’t në Etihad Stadium.
Me një hat-trick të Sergio Aguero, dy gola nga Raheem Sterling dhe një nga Ilkay Gundogan, City e kishte poshtëruar Chelsea’n, jo më larg se më 10 shkurt të këtij viti./VAR Kosova/
