Finalja e play-off kualifikues për Euro 2020, nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Nëse Kombëtarja e Kosovës mposht Maqedoninë e Veriut në muajin mars, atëherë do të luajë finalen e madhe drejt kualifikimit në Euro 2020.
Por këtë finale eventuale nuk do ta luajë si vendas. Finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi.
Rivale të Kosovës në këtë play-off janë tri Kombëtaret e tjera që i fituan grupet e tyre përkatëse në Ligën D të Ligës së Kombeve – Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.
Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen me Maqedoninë më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalja do të mbahet më 31 mars.

