Nëse Kombëtarja e Kosovës mposht Maqedoninë e Veriut në muajin mars, atëherë do të luajë finalen e madhe drejt kualifikimit në Euro 2020.

Sot në ora 12 do të mësohet nëse finalen e play-offs kualifikues për EURO 2020, kundër Maqedonisë së Veriut, do ta zhvillojë si vendas apo si mysafire.

Rivale të Kosovës në këtë play-off janë tri Kombëtaret e tjera që i fituan grupet e tyre përkatëse në Ligën D të Ligës së Kombeve – Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen me Maqedoninë më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalja do të mbahet më 31 mars.