AC Milan mund të ofrojë Ricardo Rodriguezin, si pjesë e ofertës për anësorin e Eintracht Frankfurt, Filip Kostic.
Kuqezinjtë pritet të jenë aktivë në afatin kalimtar të janarit duke pasur parasysh fillimin e tyre të dobët të sezonit, pas paraqitjeve të shumta zhgënjyese nga lojtarët kryesorë.

Sipas Calciomercato, Kostic është një nga të synuarit e Paolo Maldinit dhe Zvonomir Boban.
Milano nënshkroi me Ante Rebic nga skuadra e Bundesligës në afatin e fundit dhe ish-shoku i tij i skuadrës Filip Kostic është gjithashtu cak.
Kostic ka kontribuar në 10 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.