Futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, beson se ai është rikthyer në shpejtësinë e plotë pas një fillimi të ngadaltë të sezonit.

Belgu Hazard është i bindur se është në gjendje të mirë, pavarësisht se pesha e tij u kritiku nga trajneri Arsene Wenger.

Ish-ylli i Chelsea u kritikua shumë për peshën e tij, ndërsa kaloi në Santiago Bernabeu.

Ndërsa ish-trajneri i Arsenalit, Wenger ishte ndër ata që thanë se Hazard ishte tepër i rëndë për të luajtur siç duhet. 

Hazard ka hedhur poshtë çdo raportim që ai ishte në mbipeshë kur kaloi te Reali. 

Ai beson se i janë dashur vetëm disa javë për t’u përshtatur në një ambient të ri.