Arturo Vidal nuk do të shitet në janar përkundër interesimit nga Inter, raporton Mundo Deportivo.
Vidal dukej si figurë e margjinalizuar në fillim të sezonit dhe u lidh me një largim nga Barcelona.
Interi ishte në mesin e atyre që ndiqnin formën e tij dhe, pasi kishte punuar me Antonio Conte te Juventus, Vidal mund të ishte bindur të kthehej në Serie A.
Duke parë që minutat në fushë gradualisht po i shtohen, Vidal është në një pozitë më të mirë në Camp Nou.
Ai ka shënuar katër gola në La Liga këtë sezon dhe Ernesto Valverde tani e konsideron atë si pjesë të rëndësishme të ekipit.