Jose Mourinho po mendon të mposhtë Milanin për të nënshkruar përsëri me Zlatan Ibrahimoviçin.

Trajneri i ri i Tottenhamit synon ta sjellë suedezin në Londër.  

Sulmuesi 38-vjeçar është në dispozicion për një transferim falas në vitin e ri, pas përfundimit të ‘magjisë’ së tij dy vjeçare në LA Galaxy.

Mourinho nënshkroi me Ibrahimoviçin, gjithashtu në një transferim të lirë, te Manchester United në vitin 2016, me suedezin që shënoi 26 gola në 46 paraqitje.

Ibrahimoviç u largua nga Unitedi në mars të 2018-s, por ka marrëdhënie të fortë me Mourinhon, i cili së pari ka punuar me të në Inter dhe vlerëson profesionalizmin e tij dhe mentalitetin fitues.