Matthijs de Ligt ka insistuar se është i lumtur në Juventus pavarësisht pretendimeve të legjendës holendeze, Patrick Kluivert, se ai mund të jetë penduar për vendimin e tij për t’u transferuar në Itali nga Ajax.

De Ligt ishte një nga lojtarët më të kërkuar në botë gjatë verës, pas paraqitjeve të tij të mrekullueshme gjatë sezonit 2018-2019, në të cilin ai ndihmoi Ajaxin të shkonte deri  në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas shumë spekulimeve, ai përfundimisht iu bashkua Juventusit për 67.7 milionë funte.

Por është kritikuar për paraqitjet e tij për Zonjën e Vjetër deri më tani.

“Personalisht nuk u përpoqa ta bindja atë për t’u bashkuar me Barcelonën. Unë i fola vetëm për aspektet pozitive të Barcelona si klub dhe qytet” tha mes tjerash Kluievert për mediat spanjolle.