Arsenali përballet me pasiguri për të ardhmen e klubit.
Topçinjtë kanë frikë se mund të humbin lojtarët e tyre më të mirë, nëse Unai Emery mbetet si trajner sezonin e ardhshëm, sipas Daily Mail.
Aubameyang dhe Lacazette janë në bisedime për marrëveshje të reja, por as nuk duket se janë afër për të nënshkruar ashtu siç qëndrojnë gjërat.
Të dy kanë dëshirë të luajnë futboll në Ligën e Kampionëve, por, me Arsenalin aktualisht në vendin e tetë dhe pa fitore në pesë ndeshje, kjo duket gjithnjë e më pak e mundshme.
Ata nuk janë lojtarët e vetëm që raportohet se po konsiderojnë të ardhmen e tyre në Emirates.
Arsenali do të duhej të paguante të paktën 4 milionë funte kompensim për të shkarkuar Emeryn para fundit të sezonit.