Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka shënuar gol me asistim të Meriton Korenicës të enjten mbrëma për Kupë të Rumanisë.

Emërllahu shënoi golin e katërt në minutën e 50-të në ndeshjen ndaj Farul Constantas, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës rumune të futbollit.

Emërllahu luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa Korenica kompletoi takimin.

Në finalen e 14 majit, Cluji do të përballet me Hermannstadtin.