Ndeshja Kosovë-Angli, ka ngjallur interesim edhe tek qytetarët anglez.

ITV sport, ka angazhuar një prej prouduksioneve me të mëdha në botë, “Arena”, për të transmetuar ndeshjen, që do të fillojë në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Nga fotografitë që ka siguruar VAR Kosova, shihen pajisjet e këtij produksioni gjigand në parkingun e stadiumit.

Po ashtu, ITV sport, ka bërë gati edhe një studio televizive, ku do të ketë të ftuar edhe analistë.

Vlen të përmendet se ka pasur interesim të madh për ta përcjellë këtë ndeshje. Mbi 300 gazetarë kanë aplikuar për t’u akredituar./VAR Kosova/