Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, do jetë pjesë e Barcelonës, vetëm deri në fund të këtij viti.
Sic raportojnë mediat spanjolle, Barcelona është duke planifikuar shitjen e tij.
Kjo sipas këtyre raportimeve, pritet të ndodhë në muajin janar të vitit 2020.
Pas transferimit të De Jong nga Ajax dhe me lojën e shkëlqyer të brazilianit Arthur Melo, Rakitic ka humbur vendin si titullar.
Më herët ka pasur zëra për një transferim të tij drejt Serie A.