Një rezultat i pabesueshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Itali. Skuadra e juniorëve nga Toscana fitoi 27:0 ndaj rivalëve të tyre të Maria Calcio.
Pas kësaj ndeshje, Presidenti i Invctasauro ka shkarkuar trajnerin e tyre Massimiliano Riccini.
“Ne ishim të tronditur me rezultatin e thellë. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi sot. Si President sinqerisht i kërkoj falje klubit Marina, dhe dua të njoftojë se kam vendosur ta shkarkojë trajnerin Riccini. Trajnerët tanë kanë për detyrë të trajnojnë lojtarët e rinj, por mbi të gjitha t’i edukojnë ata”, tha Paolo Brogelli, president i këtij klubi.