Goal.com, që është një prej uebsajteve më të mëdha të sportit në botë, ka bërë një gabim në hartën që ka paraqitur për kombëtaret të cilat janë kualifikuar për në Euro 2020.
Në këtë hartë, që është postuar në rrjetin social Facebook, Kosova është ilustruar si pjesë e Serbisë.
“Euro 2020 po formësohet mirë. Cilët janë të preferuarit e juaj?”, ishte mbishkrimi i hartës të cilët e ka postuar Goal.com në profilin zyrtar në Facebook.
Kosova në këto ndeshje kualifikuese, ishte pjesë e grupit A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.