Një bodybuildere 82-vjeçare sulmoi një hajdut me një tavolinë dhe i hodhi shampon në fytyrë.

Pastaj ajo u gjet nga policia duke e rrahur hajdutin me një fshesë.

Willie Murphy ishte duke u përgatitur për të fjetur në apartamentin e saj në Rochester, Nju Jork, kur një burrë trokiti në derën e saj dhe pretendoi se kishte nevojë për një ambulancë.

Ajo nuk pranoi të hapte derën dhe e thirri policinë, por ai arriti ta detyrojë.

“Ai zgjodhi shtëpinë e gabuar për të vjedhur. I thashë vetes: Nëse është koha që të shkoj në ferr, unë po e marr me vete. Pastaj Mora një tavolinë dhe e hodha mbi të”, ka treguar sportistja 82-vjeçare.