Shumë vite më parë, legjenda e Arsenalit Ian Wright, që kishte shënuar 185 gola në 228 ndeshje për klubin londinez, ishte duke u filmuar në stadiumin Highbury për programin “Real Life”.

Sulmuesit iu bë një befasi nga drejtuesit e emisionit.

Derisa po intervistohej, në stadium u pa mësuesi i tij i shkollës fillore, Sidne Pidgen.

Kishte rreth 23 apo 24 vjet që Whright nuk e kishte parë mësuesin e tij. Madje, kishte menduar se mësuesi Sidne Pidgen, kishte vdekur.

“Ai pati ndikim të madh të unë”, kishte thënë Wright gjatë intervistës.

Më poshtë, shikoni videon kur Ian Whright dhe mësuesi i tij takohen pas dy dekadash.