Trajneri portugez, Jose Mourinho, është kandidati më serioz për të trashëguar pozitën e të shkarkuarit Mauricio Pochettino.
Pas shkarkimit të trajnerit argjentinas, drejtuesit e skuadrës londineze, kanë filluar të punojnë që të gjejnë njeriun e duhur për pozitën e trajnerit.
Mourinho pritet të kthehet sërish në Angli, pas përvojës së tij të fundit me Manchester United.
Raportohet se brenda pak orëve, do të dalin detaje rreth një marrëveshje të mundshme të Tottenham dhe “The Special One”.