Argjentina mbrëmë e mposhti Brazilin, me rezultat 1-0. Golin e vetëm e shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë.

Por në fillim të pjesës së dytë, Messi dhe trajneri i Brazilit shkëmbyen disa fjalë, pasi ky i fundit ishte ankuar për referim të dobët.

Tite (trajneri i Brazilit), ka treguar se kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës, i kishte thënë të mbyllte gojën.

“U ankova se pse Messi është dashur të ndëshkohej me karton të verdhë dhe ai pastaj më tha mbylle gojën, unë ia ktheva i thash që ai ta mbyllte gojën”, tha Tite.