Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, nuk e ka mbajtur sekret bezdinë e tij me Neymarin, pas vendimit të brazilianit për të marrë pjesë në Davis Cup në Madrid.

Neymar pritet të kthehet nga dëmtimi këtë të premte kundër Lille, pak para se PSG të takohet me Real Madrid të martën në Ligën e Kampionëve.

“Çfarë mund të bëj? Unë nuk jam babai i tij e as nuk jam polic. Unë jam vetëm trajneri i tij” tha Tuchel.

Përpara ndeshjes me Lille, Tuchel do të jetë pa një numër lojtarësh, duke përfshirë Marco Verratti dhe Ander Herrera, ndërsa Kylian Mbappe është në dyshim.