Granit Xhaka ka kërkuar bisedime me hierarkinë e Arsenalit, pasi iu hoq shiriti i kapitenit, muajin e kaluar.

Xhaka raportohet se është i gatshëm për bisedimet e vështira me Arsenalin për të ardhmen.

Që nga ndeshja me Crystal Palace, Xhaka nuk është ftuar në skuadër dhe është lidhur me një lëvizje të supozuar në klube si AC Milan, Borussia Monchengladbach, dhe Newcastle United, në janar.

27-vjeçari foli para mediave pas fitores 6-1 të Zvicrës ndaj Gjibraltarit.

“Kam një ide të qartë se si duhet të vazhdojnë gjërat, dhe Arsenali e di këtë gjithashtu”, tha mes tjerash Xhaka.