Kiliani Arturo Vidal ka shpëtuar Barcelonën nga humbja kundër Leganes.

Ai zëvendësoi francezin Greizmann në minutën e 57-të dhe më pas shënoi golin e fitores në minutën e 79-të.

Përkundër fitores, Vidal ka thënë se situata te Barcelona nuk është shumë e mirë.

“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi edhe më shumë dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat në ndeshjet e ardhshme. Duhet të përpiqemi që të kontrollojmë lojën edhe më shumë të mos pranojmë gola”, ka thënë Vidal pas ndeshjes.