Policia kroate ka dëbuar dy lojtarë nigerianë të pingpongut, në Bosnje dhe Hercegovinë, me pretendimin se ata qëndruan në vend në mënyrë të paligjshme, pavarësisht se dyshja kishin mbërritur në Kroaci me viza të vlefshme.

Abie Uchenna Alexandra dhe Kenneth Chinedu, studentë nga Universiteti Tekniknë Nigeri, mbërritën në Zagreb më 12 nëntor për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Universiteteve.

Pas turneut të pingpongut, ata u nisën nga Pula në Zagreb, dhe kishin planifikuar të fluturonin përsëri në Nigeri përmes Stambollit më 18 nëntor.

Dyshja u vendosën në një bujtinë në 16 nëntor dhe të nesërmen shkuan për të eksploruar qytetin.

Ata u ndaluan nga policia ndërsa zbritën nga një tramvaj dhe u arrestuan pasi nuk mbanin me vete dokumentet e tyre.