Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Liverpool-Everton, me epërsi të “Reds” prej 4-2.
Ishte belgu Origi që hapi serinë e golave, për të vazhduar më pas i rikthyeri Xherdan Shaqiri.
Golin e parë për Everton e shënoi Keane. Epërsia vazhdojë të rritet, me golin e dytë të sulmuesit Origi dhe pastaj të Sadio Mane.
Në fund të pjesës së parë, braziliani Richarlison, shënoi për rezultatin e pjesës së parë 4-2.