Ka përfunduar 1 me 1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan vendasit, përmes Marcus Rashford, kurse barazoi Dele Alli, 5 minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Por fakti interesant në këtë ndeshje, është kthimi i trajnerit Jose Mourinho, në këtë stadium, pra në Old Trafford.

Gjatë një përplasje mes futbollistëve, më së shumti është lënduar, pikërisht ‘The Special One’.

Futbollisti i Tottenham ka ndërhyrë ashpër në anësorin e ri të Manchester United, James, i cili pastaj është përplasur për këmbët e Mourinho’s, që ishte shumë afër vijës së fushës.

Për më shumë, shikoni videon.