Donis Avdiaj ka dhënë një intervistë për SportDe, ku ka folur për karrierën e tij dhe gabimet që ka bërë.
Avdiaj që dikur kishte një kaluzolë prej 49 milionë euro, tash po luan në skuadrën Hearts, në Skoci.
Ai ka folur për vendimet e gabuara që ka marrë në të kaluarën.
“Djemtë tjerë punuan shumë dhe morën vendime të mira. Jam krenar për ta. Sikur të kisha vendosur ndryshe në rininë time, tash do të kisha pranuar oferta nga klubet më të mëdha, përfshirë Juventusin, Liverpoolin”, ka thënë Avdiaj.
“Mund të kishte qenë gjithçka ndryshe, port ash është vonë, për fat të keq kam marr vendime të gabuara”, ka thënë Avdiaj.