FILE PHOTO: Soccer Football - La Liga Santander - FC Barcelona v Real Betis - Camp Nou, Barcelona, Spain - November 11, 2018 The match ball on display before the match REUTERS/Albert Gea/File Photo

Federata e Futbollit e Spanjës ka marrë vendim se kush duhet t’i zë vendet në kupat evropiane në rast se sezoni i La Ligës nuk mund të përfundohet.

Në rast se nuk do të përfundohet edicioni në La Liga, Federata Spanjolle ka propozuar që katër vendet në Ligën e Kampionëve do të shkojnë te klubet sipas renditjes aktuale – Barcelona, Real Madridi, Sevilla e Real Sociedadi. 

Pjesë e Sociedadit është Adnan Januzaj. 

Kjo do të nënkuptonte se Atletico Madridi e Getafe do të vazhdojnë në Ligën e Evropës. Athletic Bilbao po ashtu do të kishte një vend në Ligën e Evropës, pasi ka arritur në finale të Kupës së Spanjës. 

Kurse në rast se luhet finalja e Kupës së Spanjës dhe Bilbao pëson nga Sociedadi, atëherë vendi në Ligën e Evropës do të shkojë te Valencia.

FILE PHOTO: Soccer Football – La Liga Santander – FC Barcelona v Real Betis – Camp Nou, Barcelona, Spain – November 11, 2018 The match ball on display before the match REUTERS/Albert Gea/File Photo