Në një intervistë të dhënë gjatë ditëve të izolimit prej pandemisë Covid-19, trajneri 74-vjeçar Fabio Capello ka zbuluar pendesën më të madhe të karrierës së tij.
Fjala është për Antonio Cassanon, njërin prej italianëve më të talentuar, por që nuk ia doli të tregojë më të mirën në fushën e lojës.
“Pengu më i madh në karrierën time, quhet Antonio Cassano. Më vjen shumë keq që nuk e bëra kampionin që kishte mundësi të bëhej. Jam impenjuar maksimalisht, por nuk ia dola” ka treguar Capello.