Antonio Cassano ka folur për herë të parë për raportet e tij me trajnerin Fabio Capello.

Ish-sulmuesi i Romës, Real Madridit dhe disa skuadrave të tjera, ka fajësuar veten për dështimin me Kombëtaren e Italisë.

“Unë shkaktova katastrofa njëra pas tjetrës. Fillova të shënoja fola dhe pastaj Capello më grumbullojë me Kombëtaren. Dhe, unë e humba mendjen. Nuk e respektova Capellon dhe kur nuk e respekton Capellon, ai të shfaros. Por edhe kur më dha një rast tjetër, unë nuk ia ktheva më të mirë”, ka thënë Cassano.

Ai ka folur edhe për kohën e kaluar në Real Madrid, duke thënë se është pishman se nuk e dha maksimumin në ekipin më të mirë në botë, duke luajtur bashkë me Zidane dhe Ronaldo.