Sulmuesi Diego Costa ka vazhduar me kritika ndaj ish-trajnerit të tij, Antonio Conte.
Në vitin e parë te Chelsea, Diego Costa ishte sulmuesi kryesor i Antonio Contes dhe ka ndihmuar skuadrën të shpallet kampione.
Por, një vit më pas, Conte e përjashtoi nga planet e tij.
“Unë dhe Conte kemi pasur problem jashtë fushës së lojës, por duhet të pranoj se është një trajner shumë i mirë. Është shumë i rrept dhe strikt, ndaj mund të them me bindje se në një klub si Reali i Madridit nuk do të arrinte ta mbyllte një sezon” tha Costa.