Ideja për të përfunduar sezonin para fillimit të korrikut është ndër opsionet që konsiderohen nga klubet e Premier Ligës.
Klubet do të takohen të premten në përpjekjen e fundit për të gjetur një rrugëdalje në krizën e shkaktuar nga sëmundja Covid-19.
Ndërsa ideja për përfundimin e kampionatit 2019-20 deri më 30 qershor, pavarësisht nëse ka përfunduar i gjithë orari i ndeshjeve, do të jetë në mesin e propozimeve të bëra.
Sipas disa raporteve, një nga faktorët më domethënës që e shtyn idenë për të përfunduar deri në atë pikë – të favorizuar nga një numër i madh i anëtarëve të ligës – është skadimi i kontratave të shumta të lojtarëve dhe stafit deri në fund të qershorit.
Kujtojmë që FIFA- ka publikuar udhëzimet javën e kaluar duke thënë se kontratat mund të zgjaten deri në atë kohë sa mbaron sezoni.