Futbollisti me origjinë kosovare, që momentalisht mbron ngjyrat e Gjermanisë, Mergim Berisha, mund të ndërroj ekip gjatë verës.
21-vjeçari luan si sulmues te SCR Altach, i huazuar nga Red Bull Salzburg, mund të transferohet në Itali.
Sipas Calciomercato, ai mund të transferohet te Sampdoria. Trajneri italian Claudio Ranieri është duke kërkuar që të përforcojë sulmin.
Mërgim Berisha po shihet si sulmues ideal për trajnerin Ranieri.
Deri më tash, Mërgim Berisha ka përfaqësuar Gjermaninë U21, por mundësitë janë që ai të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovën.