Skuadra nga kryeqyteti francez, Paris Saint-Germain, është duke menduar të transferojë një francez në radhët e veta.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Sipas Mail online, PSG tashmë ka bërë një ofertë për ish-futbollistin e Juventus.

Oferta e PSG për drejtuesit e Manchester United, për transferimin e 27-vjeçarit, përshin edhe argjentinasin, Angel di Maria.

Nëse arrihet kjo marrëveshje, atëherë di Maria do të kthehet sërish në Old Trafford, ku në vitin 2015 nuk kishte treguar rezultatet e pritura.