Unioni Botëror i Futbollistëve (FIFPro), ka konfimuar se shumë futbolliste janë në rrezik që të humbasin të ardhurat për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas tyre, duhen masa të veçanta për të ndihmuar futbollin e femrave gjatë kësaj krize, ku është ndaluar bota e sportit dhe ka ndikuar në shtyrjen e ngjarjeve më të mëdha përfshirë edhe Lojërat Olimpike në Tokio. 

“Mungesa e kontratave të shkruara, kontrata afatshkurtër punësimi, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe mbulimit medial dhe mungesa e mbrojtjes bazë të punëtorit, lë futbollistet në rrezik të madh për të humbur të ardhurat”, është shkruar në raportin e fundit të FIFPro.

Me kohëzgjatje mesatare të kontratave prej 12 muajve, shumë femra nuk do të jenë të mbrojtura nga humbja e pagës nëse garat anulohen.