Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i etur për të transferuar Leonardo Bonuccin në Etihad Stadium këtë verë.

Por Goal raporton se Juventus nuk ka ndërmend të shesë mbrojtësin italian.

Bonucci ka kaluar pjesën më të madhe të 13 viteve të tij si profesionist te Juve, duke bërë gjithsej 372 paraqitje dhe fitoi 14 trofe.

32-vjeçari mori vendimin e befasishëm për t’u bashkuar me Milanon në vitin 2017 pasi kaloi shtatë sezonet e mëparshme në Juventus, por u kthye një vit më vonë.