Jose Mourinho i është bashkuar nismës së klubit të Tottenhamit për të ofruar perime dhe fruta të freskëta nga kopshti i klubit, për të gjithë personat në nevojë.
Trajneri portugez e ka shprehur dëshirën e tij për të qenë i nevojshëm gjatë kësaj pandemie.
“Nga java e ardhshme, unë do të punoj vullnetarisht, për të ndihmuar në kopsht dhe për të dërguar ushqimet në stadium, teksa e luftojmë bashkërisht këtë pandemi” ka thënë Mourinho.
Portugezi falënderoi stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po zhvillon.



























