Trajneri i Manchester Cityt ka vendosur të emërojë një ndihmës të ri këtë verë, pas largimit të Mikel Artetas, i cili mori menaxhimin e Arsenalit në fund të vitit 2019.
Plotësimi i pozitës nuk është aq i thjeshtë.
Anëtarët e ekipit të Guardiolas pritet të marrin vendime dhe të kundërshtojnë mendimet e katalunasit.
Arteta u identifikua fillimisht për ato cilësi dhe kishte një ndikim i madh në sezonet e suksesit.
Ish-trajneri i të rinjve të Liverpoolit, Rodolfo Borrell, nuk u frikësohet përgjegjësive dhe ka luajtur rol kryesor në ndryshimin e gjeneratave.
Nga ata që gjenden aktualisht në Stadiumin Etihad, ai do të mund të ishte ideali për zëvendësimin e Artetas.
Një tjetër trajner që është i njohur me Guardiolan dhe Cityn është Domenec Torrent, i cili ka punuar si ndihmës i katalanasit në Barça dhe Bayern Munich para se ta ndiqte atë te Manchesteri.
Disa ish-lojtarë janë lidhur me një transferim te Manchesteri, përfshirë ish-mesfushorin e Liverpool dhe Bayern, Xabi Alonso, i cili aktualisht është në krye të Real Sociedad B.